PARABURGIM PËR TRE PERSONA TË IMPLIKUAR NË INCIDENTIN
Telashet rreth përleshjes me armë zjarri ku mbeti një i vrarë e 16 të plagosur duket se nuk do ta ndalen me kaq.
Në afërsi të Klinikës së Ortopedisë ku është hospitalizuar Andi Pajaziti I akuzuar nga prokuroria për vrasje të rëndë ka pasur të shtëna me armë zjarri një natë më parë.
Ndërsa janë shtuar masat e sigurisë në këtë klinikë.
”Nga ekipi kujdestar jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo jozyrtarisht kemi dëgjuar se ka pasur të shtëna jashtë klinkës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur” – tha Gani Jashanica, drejtor i Klinikës së Ortopedisë.
Derisa Pajaziti po qëndron në spital atij dhe dy të tjerëve gjykatat themelore ua ka caktuar masën e paraburimit prej 30 ditësh.
I dyshuari Dukagjin Nikollaj I cili është I kërkuar edhe nga FBI ndodhet në arrati.
Të premten mbrëma nga një përleshje me armë zjarri në një local në Prishtinë mbetëm të plagosur 17 persona njëri prej të cilëve nuk arriti tu mbijetonte plagëve.
Lokali ku ka ndodhur ngjarja ende vazhdon të jetë I mbyllur. /KlanMacedonia/