Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPB: Kallëzim penal dhe propozim për pezullim nga puna për sigurimin e Gashit!

MPB-ja në mëngjes ka dorëzuar kallëzim penal dhe propozim për pezullimin nga puna për S.S, pjesë e sigurimit personal të Kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Lajmin në Facebook e ka publikuar edhe Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Sipas tij, ai dyshohet se më 1 gusht, ka mbërritur në Aeroportin e Shkupit, ku me kërcënime verbale ka penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Më pas, bashkë me dy kolegë, është drejtuar në salonin VIP ku duke kërcënuar me jetë ka dërguar kërkesa lidhur me kalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standard profesionale konform kompetencave dhe autorizimeve do të dorëzojë Propozim për ngritjen e procedurës së konstatimit të përgjegjësisë dispilinore kundër zyrtarit policor S.S dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës dispilinore, kurse kundër zyrtarëve policor S.R dhe N.B do të dorëzojë Propozim për ngritjen e procedurës për shkelje të disiplinës për shkak të kryerjes së urdhërit të jashtëligjshëm, kryerjes së pandërgjegjshme të detyrës së punës dhe imazhit të policisë” – thonë nga MPB.

Për përgjegjësi të këtillë është zotuar edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë press-konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse institucionet konstatojnë tejkalim ose kryerje të veprës penale, atëherë të jeni të sigurt se personi do të nxirret para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin në këtë vend” – deklaroi Mickoski.

Ndryshe, Kryeparlamentari Gashi, gjatë një deklarate dhënë më 2 gusht kishte mohuar se sigurimi I tij është përfshirë në incidentin.

”Sot është 2 gushti ne flasim për Ilindenin ju sërish dëshironi të qëndroni tek incidenti, i thash të gjitha që kisha për të thënë, ka komunikatë edhe nga kabineti im edhe nga MPB. A punon ende te ju personi i apostrofuar? Cili person i apostrofuar? Që ka qenë i paraqitur në Aeroport? Keni ju njohuri? Nga MPB thonë se ka person i cili është paraqitur në aeroport. Po kush është ai person, unë nuk kamë njohuri për emrin vetëm pyeta. Po kur nuk dini se ka pasur person të përfshirë, pse pyetni? Dmth nuk ka pasur” – tha Gashi.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se I denoncuari S.S ishte dërguar në Aeroportin e Shkupit nga ana e Kryetarit të Kuvendit, me qëllim të tejkalimit të mosmarrëveshjeve lidhur me Presidenten e Kosovës dhe bashkë me dy persona të tjerë ka lëvizur në hapësira ku nuk ka patur autorizimedhe duke kërcënuar punonjësit e Aeroportit dhe zyrtarët policor. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share