Incidenti në aeroport, LSDM: Toshkovski le ta publikojë të vërtetën për involvimin e sigurimit të Gashit

Sipas informacioneve që disponon LSDM, VMRO-DPMNE po mundohet me çdo kusht të mbrojë pjesëtarin e sigurimit të Gashit që shkaktoi incident në aeroport gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thonë nga LSDM.

Në njoftim, LSDM-ja thekson se anëtari i sigurimit të Gashit ka shkelur rëndë kompetencat e tij, për çka së pari duhet të suspendohet dhe të ndiqet penalisht.

“Faktet rreth rolit të tij në incident janë të detajuara me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kontrollin e brendshëm dhe pa mëdyshje tregojnë për pezullim dhe procedurë gjyqësore ndaj tij. Tani shtrohet pyetja, pse presin ta pezullojnë dhe të vazhdojnë ta përpunojnë si rast? A është VMRO-DPMNE sërish në gjunjë para partnerit të koalicionit dhe po përpiqet t’i mbrojë ata?

Mickoski e kishte mbushur gojën me ofendime pasi LSDM-ja ishte në vartësi të Qeverisë dhe partia e tij fjalë për fjalë mbylli sytë para disa shpërthimeve dhe incidenteve të rënda të partnerit të koalicionit.

“I bëjmë thirrje Toshkovskit dhe Mickoskit që të marrin guxim dhe në 24 orët e ardhshme të veprojnë sipas konstatimeve, në të kundërtën do ta publikojmë rastin në tërësi. Është më se e qartë se po tentojnë t’i fshehin faktet dhe ta mbrojnë truprojën e Gashit, kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me të gjitha premtimet e Mickoskit në parazgjedhore, në të cilat premtoi zbatim pa kriter të ligjeve”, thonë nga LSDM. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share