Pas incidentit që ndodhi në protestën e opozitës ku u godit me grusht Sali Berisha, ambulanca ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Sikurse raportohet, mjekët do të kontrollojnë kreun e PD-së, Sali Berisha.
Kryedemokrati u godit me grusht në fytyrë nga një qytetar gjatë marshimit në protestë.
Ndërsa autori, i identifikuar si Gentian Shehu, është shoqëruar nga policia. /tvklan.al