Në Spitalin Klinik të Tetovës dje është kërcënuar një 48 vjeçar nga Tetova i cili është i punësuar në repartin Intern, sipas policisë 44-vjeçari ka vepruar në mnyrë agresive dhe ka kërcënuar, përcjellë Klan M.
”Dje (19-nëntor) në orën 20:50, personi B.F.(48) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, personi A.J. (44) nga Neproshteni i Tetovës kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/