Heidi Klum rrëzëlleu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në premierën e “La Passion De Dodin Bouffant”. Supermodelja dukej mahnitëse me një fustan në ngjyrë të verdhë kanarine nga Zuhair Murad, të stolisur me kristale te supet.
Ajo që Heidi solli në tapet ishte lumturi, diell, shkëlqim dhe gjoks.
Fustani me një të çarë thuajse deri në bel dhe pjesa e sipërme që ekspozonte gjoksin ishte tepër i guximshëm e megjithatë, Heidi ia doli që të menaxhonte edhe një incident. Gjatë pozimit në tapetin e kuq, një pjesë e gjoksit i kishte dalë jashtë fustanit por fatmirësisht pa zbuluar më shumë.
Heidi nuk u bezdis aspak nga kjo, madje e vendosi këtë moment edhe si foton mbuluese të videos së postuar në rrjetet sociale./tvklan.al