Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetët përplasen e shahen mes vete (VIDEO)

Në parlamentin serb, ka ndodhur një incident mes përfaqësuesve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.

Pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, deputetët e koalicionit qeverisës i janë përgjigjur verbalisht kolegëve të tyre nga opozita ku edhe u shkaktua një përpjekje për sulm fizik, transmeton klankosova.tv.

Deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq ka sharë nënën e një kundërshtari politik.

Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, urdhëroi një pushim të shkurtër, dhe pasi gjakrat u qetësuan, seanca vazhdoi.

https://twitter.com/arsagarson/status/1589664710638862341

Lexo gjithashtu
Total
0
Share