Incident në Komisionin për çështje europiane në Kuvend (VIDEO)

Një incident ka ndodhur pasditën e sotme në Komisionin për çështje europiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mes kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropjane, Arbër Ademi dhe deputetëve të opozitës nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiparët.

Në videot e publikuar shihet se incidentit i ka paraprij një debat i ashpër rreth ligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë që parasheh zgjatjen mandatit të gjykatësve dhe prokurorëve, dhe në një moment deputetët e opozitës i afrohen foltores dhe tentojnë të ndërprersin këtë seancë, ndërsa në ato momente reagon kryesuesi i komisionit, Arbër Ademi nga BDI, i cili gjatë debatit të ashpër fillon të hedh sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.

Pas incidentit në fjalë partitë kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza ndaj njëra tjetrës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share