Incident në koncertin e Dua Lipës

Këngëtarja me famë botërore ka reaguar përmes rrjeteve sociale

Turneu i fundit i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, “Future Nostalgia” në Toronto, nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Teksa 26-vjeçarja performonte në Scotiabank Arena, disa fishekzjarre të paautorizuara u ndezën papritmas drejt dyshemesë dhe skenës duke plagosur lehtë disa nga fansat e saj. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë. Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident. Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme, dhe më vjen shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt. Me gjithë dashurinë time, Dua”.

Policia dhe stafi i sigurisë në Scotiabank Arena, kanë konfirmuar për mediat se po punojnë për të shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share