Imuniteti, Trump: Gjykata e Lartë të shqyrtojë ankimin

Avokatët: Pa imunitet institucioni i Presidentit rrezikon së ekzistuari

Ish-presidenti Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të SHBA-së, të pezullojë vendimin për heqjen e imunitetit.

“Pa imunitet nga ndjekja penale, institucioni i presidentit siç e njohim do të pushojë së ekzistuari”, thonë avokatët eTrump, duke përsëritur argumentet që deri tani kanë dështuar në gjykatat federale.

Ish-presidenti po i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë më tej gjyqin ndaj tij duke thënë se ai ka imunitet nga ndjekja penale për akuzat e lidhura për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

Një datë gjyqi që ishte caktuar për më 4 Mars në gjykatën federale të Uashingtonit për katër akuza penale nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith ndaj Trump u shty dhe ende nuk është caktuar një datë e re.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për këtë çështje dhe sa shpejt do të veprojë, mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor presidencial republikan do të dalë në gjyq për këtë çështje përpara zgjedhjeve të nëntorit.​

Ngadalësimi i çështjes mund të jetë në avantazh të Trump, pasi nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të përdorë kompetencat e tij presidenciale për të ndërprerë ndjekjen penale ose të falë veten për çdo vepër penale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share