Imuniteti i Berishës, depozitohen në Kuvend 2 raportet e “Mandateve”

Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Këto 2 raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.

Ditën e nesërme, deputetët do të votojnë për heqjen ose jo të imunitetit të Sali Berishës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share