“Imoralitet politik” – Mickoski: Grubi dhe Kovaçevski me shqelma e dëbojnë Alternativën, që i shpëtoi para një viti

Zëvendësimin e ministrave të Alternaivës me ato të Aleancës për Shqiptarët, kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski e cilësoi si veprim të pamoralshëm dhe jopolitik. Kjo sepse, sipas tij, po dëbohet ai që dikur e kishte shpëtuar këtë qeveri, përcjell KlanM.

“Kjo flet vetëm për kapacitetin moral dhe njerëzor të këtyre njerëzve. Kujtoj se pas ngjarjeve të nëntorit të vitit 2021, qeverinë e BDI-së e mbështetur nga LSD-ja e shpëtuan Afrim Gashi dhe Alternativa. Tani Kovaçevski dhe Artan Grubi vendosën që tekstualisht t’i dëbojnë me shqelma njerëzit e Alternativë, të cilët e vazhduan këtë imoralitet politik kriminal të qeverisë së BDI-së, të mbështetur nga LSDM-ja”, u shpreh Micksoki.

Për hapat që partia e tij do t’i ndërmarrë në vazhdim. Mickoski shtoi se ky vendim do të merret nesër para seancës së Kuvendit.

“Pres që të ketë një diskutim pas shkarkimit të tre ministrave në përbërjen e mëparshme të Qeverisë”. Nesër në orën 10 do të kemi një koordinim me grupin parlamentar ku do të marr pjesë edhe unë dhe aty do të marrim qëndrimet që do të duhet t’i mbrojmë në seancën parlamentare”, deklaroi Mickoski përcjell KlanMacedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share