SULMUESI I LACIOS: “TRAMVAJI KALOI NË TË KUQE – JAM MIRË”
Ylli i futbollit Italian, futbollisti I Lacios, Çiro Imobile, pësoi aksident trafiku ku vetura e tij është përplasur me një tramvaj.
Aksidenti ndodhi derisa Imobile kalonte urën “Mateoti” disa kilometra larg stadiumit të Lacios.
Në makinë kanë qeë bashkëshortja dhe fëmijtë e sulmuesit të Lacios dhe fatmirësisht të gjithë janë mirë, nuk ka të lënduar, por në mënyrë preventive janë transferuar në spital.
Sic njoftoi “Gazeta dello Sport”, në këtë aksident janë lënduar disa persona në tramvaj, kurse një person është dërguar në spital. Imobile ka pasur një lëndim të lehtë.
Shpejt pas aksidentit, ai është prononcuar përmes rrjeteve sociale duke sqaruar ngjarjen.
“Tramvaji kaloi në të kuqe. Fatmirësisht jam mirë, më dhemb vetëm dora” – ka deklaruar kapiteni i Lacios.