Imer Selmani: Rasti i Koçanit dëshmoi se Maqedonia e Veriut ka fqinjë të mirë!

Tragjedia e Koçanit u diskutua në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia.

Maqedonia e Veriut nga viti 2013 nuk ka qendër të djegieve, ndaj shumë persona të djegur në Koçan po trajtohen jashtë shtetit.

Analisti Imer Selmani tha se RMV ka fqinjë të mirë, sepse të gjitha shtetet treguan gatishmëri në rastin e Koçanit.

“Ne kemi fqinje të mirë. Bullgaria e para lëshoi helikopterë për t’i marrë të lënduarit dhe t’i dërgojë për mjekim. Edhe shtetet tjera vepruan njejtë, mirëpo pse të mos kemi ne një qendër për djegie? Duhet të rregullohen këto punë sepse edhe me fluksin e Covidit u pa se kemi ngecje në sistemin shëndetësor. Jemi shtet i vogël ndaj edhe mund të kërkojmë ndihmë nga fqinjët, mirëpo nuk mund të mos i kemi edhe më tutje këto kushte…”, tha Selmani.

Poashtu dhe analisti Visar Ademi tha se politikanët tanë harxhojnë për luks mirëpo nuk investojnë sidomos në shëndetësi.

Ai tha se Taravari shpenzon para për udhëtime në SHBA tek Lutjet e mëngjesit, teksa investimet në spitale i bëjnë ambasadat. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share