Imane Khelif siguron fitoren në çerekfinale dhe largohet nga ringu me lot në sy

Boksierja e shumëpërfolur, Imane Khelif, e ka siguruar sot (e shtunë) medaljen olimpike në Lojërat Olimpike të Parisit.

Khelif me prejardhje nga Algjeria e fitoi këtë medalje mes shumë zhurmave që u shkaktuan pas luftës që pati me boksieren italiane Angela Carini disa ditë më parë.

Shumë persona e kishin vënë në dyshim nëse ajo ka të drejtë të garojë në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike, për shkak të pranisë së kromozomeve mashkullore.

Khelif sot shënoi fitore ndaj boksieres hungareze Anna Luca Hamorit të cilën e mposhti në çerekfinale në kategorinë 66 kilogramë.

 

Ajo nuk do të ndalet më kaq, pasi tashmë e ka siguruar medaljen e brzontë, por i duhen edhe dy fitore për të siguruar të artën.

Khelif së bashku me boksieren Lin Yu Ting ishin përjashtuar nga Botërori i vitit të kaluar, pasi kishin dështuar në testin e gjinisë.

Duket se kritikat e shumta që mori gjatë ditëve të fundit nuk kanë ndikuar në performancën e saj brenda ringut, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për gjendjen emocionale të saj.

Pas përfundimit të meçit, Khelif shpërtheu në lot dhe u ngushëllua nga stafi i saj i trajnerëve./Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share