Imami Ziberi: Ballistët dhe Shvercerat duhet ta mbajnë besën e dhënë në Prekaz

Edhe në aspektin kombëtar, por edhe në atë fetar incidentet e ndodhura mes tifogrupeve “Ballistët” dhe “Shvercerat” nuk janë në rregull, vlerësoi sontë në MundoKlan imami Ali Ziberi. Sipas Ziberit, të dy grupet e tifozëve duhet ta mbajnë besën që e kanë dhënë në Prekaz.

“Ne nuk jemi armiq të njëri tjetrit e ato duar të zeza që duan ta bëjnë këtë duhet të largohen. Ne duhet t’i largojmë menjëherë ata duar të zeza që duan të na ndajnë në tetovarë, gostivaras, shkupjanë. Këto duhet të harrohen dhe të mos u kushtohet rëndësi.Në aspektin fetar ne duhet të jemi vëllezër e besimtarë dhe gjuha jonë nuk është gjuhë e urrejtjes… Edhe tifozët e Shkëndijës, por edhe ato të SHkupit, do të vazhdojnë të jenë rivalë mes tyre, por në fund do të jenë vëllezër. Sporti nuk është për ndarje, për urrejtje dhe gjëra tjera”, deklaroi në MundoKlan imami Ali Ziberi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share