Imami Behar Mjekiqi dyshohet se ka rrahur të dashurën | Deklarohet edhe prokuroria

Imami Behar Mjekiqi është arrestuar e më pas liruar të mërkurën për dhunë në familje ndaj të dashurës së tij, E.J. shtetase e Maqedonisë së Veriut, njofton Paparaci.

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën në raportin 24-orësh për rastin e përfshirjes së kryeimamit të Obiliqit, Behar Mjekiqi, në dhunë në familje.

Sipas shpjegimit të policisë në raportin publik, thuhet se imami Mjekiqi dyshohet se e ka larguar nga shtëpia një grua me të cilën bashkëjetonte.

Ndërkohë, që nga prokuroria kanë deklaruar se prokurori kujdestar ka analizuar “me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme” informatat lidhur me rastin.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje nga prokuroria kanë thënë se viktima E.S. ka refuzuar që të strehohet në strehimore dhe ka kërkuar që të shkojë në shtëpinë e saj.

“Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj. Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, përfundon përgjigjja e prokurorisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share