Ilire Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për “branitellat“

Kryetarja e Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti, nuk e ka vendosur në rend dite ligjin për branitellat, edhe pse këtë e kërkuan partitë maqedonase.

Ajo ka thënë se ka skaduar afati për vendosjen e këtij ligji në rend të ditë.
Ajo tha se të mos luhet me ndjenjat e qytetarëve, sepse një ligj i tillë kthen në kohë pas, në vitin 2001.

“E nderuar kolege, në atë konflikt atëherë ka pasur dy palë të përfshira, dhe unë kam thënë disa herë deri tani dhe kam qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, nëse ju nuk jeni gati që ta pranoni realitetin multietnik dhe ta kuptoni se RMV-ja ka vetëm një buxhet, ku mblidhen të gjitha taksat dhe tatimet e gjithë qytetarëve, unë nuk mund ta shkel Kushtetutën, ashtu siç e bëni ju, më saktë nenin 9 të Kushtetutës”, deklaroi mes tjerash Dauti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share