Ilaçi trikafta ka mbërritur në klinikën e fëmijëve

MEXHITI: JANË SIGURUAR MJETET QË PACIENTËVE TU SIGUROHET TERAPIA GJATË DY VITEVE TË ARDHSHME

Ministri i ShëndetësisëFatmir Mexhiti, ka njoftuar se ilaçi Trikafta, i cili është i nevojshëm për pacientët me fibrozë cistike tashmë ndodhet në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Ai tha se me 100 milionë denarë është siguruar terapia për muajt në vijim, ndërsa sipas tij janë siguruar mjetet për furnizimin e ilaçit edhe për dy vitet e ardhshme.

“Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështu që pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme. Pacientët me fibrozë cistike përfshihen në terapi në faza, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit, merret vendimi për marrjen e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga Komisioni i Ekspertëve, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas pikëve të marra”, tha Fatmir Mexhiti.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Fibrozës Cistike, Fiki Gaspar tha se, një numër i madh i pacientëve dhe prindërve do të jenë të qetë dhe do ta dinë se nuk duhet të kenë frikë për jetën e fëmijëve të tyre dhe veten e tyre, sepse u arrit të mundësohet ilaçi për pacientët

“Mund të them se në një periudhë relativisht të shkurtër, pavarësisht të gjitha ngjarjeve, me gjithë përpjekjet nga ana e pacientëve dhe institucioneve, mund të themi se në vitin 2024 dhe 2025 do të ofrohet terapi modulare për të gjithë pacientët mbi 12 vjeç që kanë nevojë për këtë ilaç.”, tha Gaspar.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve, Stojka Naceva-Fustiq tha se, me buxhetin shtesë nga Ministria e Financave dhe buxhetin e kushtëzuar të miratuar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, janë siguruar edhe 102 forma dozimi të ilaçit, të cilat do të mundësojnë vazhdimin e terapisë për 12 pacientët që tashmë janë në terapi dhe gradualisht do të përfshijmë 7 pacientë çdo 10 ditë./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share