Ikje si në “filma”, policia u detyrua të gjuante plumb në ajër për të kapur dilerin nga Velesi

Në Veles zyrtarë policorë kanë arrestuar M.M (29) pasi te ai është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë, njofton Klan M.

”Mbrëmë në rrugën “Vardarska” në Veles zyrtar policor nga SPB Veles kanë ndaluar veturën e tipit “Pasat” kurse M.M i cili ishte i ulur në anën e kundërt të shoferit u mundua të ikte por u parandalua nga policia duke gjuajtur edhe një plumb paralajmërues në ajër.

Gjithashtu në SPB Veles u morr në pyetje edhe A.H (36) nga Velesi, i cili kishte vozitur veturën.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të merren vendimet thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share