Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është duke e shqyrtuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që kjo komunë të bëhet anëtare e AKK-së.
Në lidhje me këtë kërkesë, kryetari i AKK-së Sazan Ibrahimi, tha se sapo kanë pranuar kërkesën nga kryetari Atiq, po atë ditë kanë dërguar informatat për proceduar që duhet ndjekur kjo komunë për t’u anëtarësuar.
“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës po sa e kemi marr kërkesën nga kryetari nga kryetari Erden Atiq, kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore për mundësinë e anëtarësimit në AKK, po atë ditë e kemi dërguar një informatë te kryetari Atiq ku ja kemi elaburuar në detaje procedurat të cilat duhet të ndjekën nga komuna e Mitrovicës Veriore në mënyrën që të bëhet anëtare e AKK-së”, tha ai.
Ibrahimi sqaroi se një kjo komunë për t’u bërë anëtare e AKK-së së pari duhet që Kuvendi Komunal i saj të marr vendimin për t’u anëtarësuar.
Pastaj bëhet shqyrtimi i ligjshmërisë së atij vendimi dhe në hapi radhës është votimi i atij vendimi në Kuvendin e AKK-së.
“Procedura është që fillimisht Kuvendi Komunal i komunës përkatëse duhet marr vendim për anëtarësim, për shprehje të gatishmëri për anëtarësim në AKK dhe pas shqyrtimit të ligjshmërisë të atij vendimi të Kuvendit Komunal atëherë dërgohet në AKK ku pastaj hapi radhës është që Kuvendi i AKK-së merr vendim për anëtarësim të asaj komune. Pasi që AKK-ja është mekanizëm vullnetar, është organizatë jo qeveritare, me vetë faktin që një komunë tregon gatishmëri që të anëtarësohet në mekanizmin tonë është më së i mirëseardhur”, tha ai.
Kryetari i AKK-së ka thënë nëse ndiqen të gjitha këto proceduar dhe kërkesa që parashihen për anëtarësim në AKK, anëtarësimi i Mitrovicës Veriorë në këtë organizatë mund të bëhet shpejt, por sipas tij, së pari duhet që të ketë vendimi nga Kuvendi Komunal i komunës.
“Tani neve e kemi informuar kryetarin Atiq se duhet të merret vendim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, pastaj at akte, ato vendime të Kuvendeve komunale me legjislacionin në fuqi dërgohen në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtimin e ligjshmërisë se a janë në harmoni me legjislacionin ne fuqi. Pastaj kërkesa, ajo përgjigje kthehet nga MAPL-ja dhe po besojmë që kjo mund të kryhet shpejtë, po ne jemi duke besuar dhe pastaj ai vendim i Kuvendi Komunal i cili është i ligjshëm dhe dërgohet në AKK dhe pastaj hapi i fundit është i Kuvendit të AKK ku deri më tani nuk ka ndodhur që një anëtarë të mos pranohet”.
“Neve nga perspektiva e AKK-së na nevojitet vendimi i Kuvendit Komunal të komunës përkatëse e cila tregon gatishmëri dhe bënë kërkesë në AKK për anëtarësim. Ne nuk ndërhymë në procese politike se çka do të ndodh nëse ndodhë diçka e tillë, ne besojmë që do e pranojmë vendimin nga Kuvendi Komunal i cili do të jetë i shqyrtuar nga aspekti ligjor nga institucioni përkatës”, tha ai.