Mes Levizjes Besa dhe Alternativës nuk ka ende marrëveshje bashkëpunimi, por vetëm një deklaratë të përbashkët politike me disa zotime. Kështu ka sqaruar në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Bashkëpunimi, sipas tij, pritet të vijojë.
“Shpresojmë shumë që të rezultojë edhe me lista të përbashkëta dhe me bashkëpunim në nivel lokal e kështu me radhë”, tha mes tjerash Ibrahimi./KlanMacedonia