Pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, Zeriqija Ibrahimi nga Alternativa në rrjetet sociale shkruan se edhe para hyrjes së ASH-së në Qeveri numrat ishin 64 por edhe tani janë 64 të cilat janë numra që e shpëtojnë Artan Grubin ndërsa 64-shi më parë e rrëzonte Grubin, duke thumbuar kështu partinë e Arben Taravarit.
Ja statusi i plotë i Ibrahimit:
Ishin 64.
Janë 64.
Dallimi i vetëm është se në 64-shin e parë binte Artan Grubi, ndërsa në 64-shin e dytë shpëton Artan Grubi, #AleancapërShpëtimineArtanGrubit – ka shkruar në facebook Zeqirija Ibrahimi.