Ibrahimi në Klan M: VMRO-VLEN do të jetë qeveri e suksesit ekonomik, do të përfundojmë projektet kapitale që BDI i la gjysmake

I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se për dallim nga qeverisjen e kaluara kur kreu i BDI-së ka vizituar selitë e VMRO-së dhe LSDM-së për qeverisje, kësaj herë kreu i VMRO-së erdhi në selinë e VLEN-it.

“Është abuzuar shpesh herë me balanserin mirëpo ne nuk e lejojmë Hrisijan Mickoskin të prek ndonjë të arritur të shqiptarëve nga Marrëveshje Ohrit. Fronti Europian ka dëshirë të thirret në atë se po kthehet vendi shumë vite prapa, mirëpo nuk është ashtu. Për dallim nga koha kur Ali Ahmeti rrihte dyert e VMRO-së e LSDM-së për koalicion qeveritar, tek ne erdhi Mickoski në zyrë dhe kërkoi bashkëpunim’, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se VMRO-VLEN do të jenë qeveri e suksesit ekonomik.

“Ne jemi marrë vesh që çdo vit qeveria të ndaj nga 25 milionë euro për zhvillimet e komunave, një pjesë prej tyre në komunat shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës në komunat shqiptare. Në këtë mandat të kryhet rruga Tetovë-Prizren, Shkup-Bllacë. Poashtu kemi projekte për arsimin dhe kulturën. Kjo qeveri do të jetë qeveri e suksesit ekonomik”, tha Ibrahimi. /TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share