I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, për dallim nga Fronti Europian që në këto zgjedhje ishin në koalicion multi-etnik.
“Ne jemi fitues në këto zgjedhje, sepse ne si VLEN nuk kemi qenë në të njejtën ligë garimi. Ato kanë garuar me bashkësi jo-shumicë me garë multi-etnike, ndërsa ne kemi garuar për të fituar mbështetjen shqiptare. 107 mij vota shqiptare ne i kemi, ndaj nuk garuam me Frontin sepse ata e kanë humbur legjitimitetin për të folur në emrin e shqiptarëve. Neve na kanë votuar shqiptarët e Shuto Orizares mirëpo në pjesën rome nuk kemi vota, sepse e kanë votuar Frontin Europian. BDI në sondazhe e dinte që ishte humbëse me vota shqiptare ndaj u bashkua me bashkësitë e tjera etnike sepse nuk kishin guxim të kërkojnë votë shqiptare”, deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi tha se Ali Ahmeti ka pasur frikë të përballet me VLEN-in, ndaj ndërroi ligë nga gara kombëtare u bashkua me minoritetet. /TvKlan.mk