Veten nuk e quan shkrimtar, por artist e ndoshta kjo e përshkruan më së miri karakterin e gjallë të Skënder Sherifit dhe zgjedhjet impulsive që ka bërë në jetë. Në një rrëfim për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan mbi librin e tij që në fakt janë disa këngë dashurie, siç mban dhe titullin, “Love”. Shkrimtari shqiptaro-belg ka përjetuar disa histori dashurue, por njërën prej tyre e ka patur me një figurë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Skënder Sherifi: Unë kam jetuar 4 vite me Ibrahim Rugovën në Kosovë. Ibrahim Rugova më ka dashur si të isha vëllai i tij, më ka përkrahur, më ka përkthyer, më ka botuar në Kosovë dhe m’u ka lutur 20 herë e më ka thënë “lëre veprën këtu për gjeneratat e reja. Mos e lër në Francë e Belgjikë veprën tënde Skënder, Kosovë, Shqipëri”. U detyrova edhe unë moralisht e shpirtërisht deklarova publikisht në televizionet 2000-2003 që vepra ime do rrijë në Shqipëri, Kosovë, dhuratë prej meje./tvklan.al