Ibrahim Memeti: Për ASH-në nuk ishte moment i duhur hyrja në qeveri

Analisti Ibrahim Memeti në emisionin Klan Debat theksoi se ky nuk ka qenë momenti i duhur për Aleancën për Shqiptarët që të hyjë në qeveri. Ky sipas tij ka qenë një vendim i vështirë për partinë e Taravarit. Por megjithatë, kjo për ASH-në, thotë Memeti, ka qenë shansi për t’u rikthyer në skenë, sidomos pas humbjes së madhe në Tetovë. Ai thotë se është vështirë për ministrat e kësaj partie që ta tregojnë veten në kaq pak kohë sa i ka mbetur kësaj qeverie.

“Nuk ka kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se mund të bëjë ndryshim. Për një vit, kushedi se sa të punosh nuk mund ta bësh dallimin. Nëse e vendosim në peshore këtë dhe atë që ASH e humb si parti opozitare, e cila rejtingun e ka ndërtuar duke kritikuar BDI-në, por edhe LSDM-në, atëherë pikëpyetje se cila peshon më shumë”, tha mes tjerash analisti memeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share