Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”

Ibrahim Dehari është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Dehari, poashtu është edhe nënkryetar i Degës së BDI Tetovë.

“PRO” shkarkimit të Deharit votuan 3 anëtarë të Bordit Drejtues, derisa 2 ishin kundër.

Kujtojmë që gjatë ditës, Ibrahim Dehari dërgoi letër publike deri te Mickoski, duke kërkuar që të mbetet drejtor i Parkut Kombëtar, pasi siç ka deklaruar ai, “nuk është anëtar i asnjë partie politike”.

Në vend të Deharit, tashmë pritet që drejtor të emërohet, Emir Huseini. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share