I vihet flaka kamionit të pronarit që kultivon shalqirin/ Xhaviti kërkon zbardhjen e rastit!

I vihet flaka kamionit të pronarit që kultivon shalqirin nga fshati Trubarevë, Muhamed Xhaviti  thotë se mjetin ia kanë djegur për shkak se është shqiptar. Ai kërkon zbardhjen e rastit.

Kjo eshte pajma e Kamionit te djegur në fshatin Trubarev. Muhamed Xhaviti  thotë se mjetin ia kanë djegur për shkak se është shqiptar. Kamioni i tipit Mercedes është djegur në tokën ku ai së bashku me familjen e tij kultivojnë shalqirin.

”Këtu në Tokën ku mundohemi së bashku me familjen të nxjerrim bukën e gojës, është djegur mjeti ynë i tipit Mercedes thotë pronari” – tha Muhamed Xhaviti, bujk

Banorët pretendojnë se në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka edhe kamera sigurie dhe se rasti është denoncuar. Osman Murtezi thonë se në këtë zonë jetojnë qytetarë nga komuniteti Maqedonas, e të njëjtët nuk kanë lajmëruar pronarin. Ai u ankua se ka edhe dëme të tjera materiale.

Ndryshe, kamioni i  Muhamed Xhavitit u dogj gjatë ditës së djeshme, pikërisht në ditën e Kurban Bajramit, në të njetën ditë Xhaviti rastin e denoncoi në Polici nga ku ende nuk ka arritur të merr anjë përgjigje. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share