I riu filmon vetën duke therur me thikë 5 persona para një xhamie në Turqi, thuhet se u ndikua nga videolojërat

Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie.

Në këtë sulm ai arriti të therë të paktën pesë persona – ndërsa shihej me një shami në fytyrë dhe jelek antiplumb, duke sulmuar kalimtarët e rastit në Eskisehir.

I dyshuari është një 18-vjeçar i armatosur me thikë të gjatë, dhe që transmetoi direkt sulmin pranë oborrit të xhamisë Tepebasi.

Ai gjatë sulmit nuk e nxori as edhe një fjalë nga goja, kurse pamjet janë rrëqethëse. Megjithatë ai u përplas për tokë nga policia që reaguan me kohë.

“Sulmuesi ishte i veshur si personazhet e videolojërave – me sëpatë në brez, jelek antiplumb, helmetë dhe shami në fytyrë”, u tha nga policia në Eskisehir.

Disa media të atjeshme raportojnë se ai kishte të veshur një bluzë me diellin e zi, një simbol nazist.

Ai nuk ka treguar motivet e këtij sulmi, ndërsa Cumhuriyet raporton se ai ishte i ndikuar nga videolojërat me luftëra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share