I nxehti afrikan ka mbërthyer vendin. Në disa rajone temperaturat kanë shkuar deri në 35 gradë Celsius, kurse ato të mëngjesit mbi 22 gradë.
Metereologët paralajmërojnë se nga java e ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e një mase të nxehtë ajror që do të rezultojë me rritje të mëtutjeshme të temperaturave.
Moti I nxehtë ka nis të shkaktojë probleme për zjarrfikësit. Sipas QMK-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 zjarre në ambiente të hapura.
Pësojnë edhe deponitë. Pamjet që po I shihni janë nga deponia e Tetovës ku mbëhet grumbullimi I mbeturinave për t`u dërguar në Rusino.
Por, jo vetëm kaq! Një problem tjetër ka nis të shqetësojë qytetarët. Moti I nxhetë ka nxjerrë në sipërfaqe gjarpërinjtë që gjithnjë e më shumë po bëhen problematik për qytetarët.
Në QMK denoncime kanë mbërritur nga Shkupi, Prilepi por edhe rajone tjera. Vendi ynë, nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve, por me këtë problematikë janë marrë shërbime të QMK-së.
Bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në vendet me barishte dhe shkëmbinj si dhe afër burimeve të ujit./tvklan.mk