I nxehti ‘godet’ Evropën

PORTUGALIA DHE SPANJA NE LUFTE ME ZJARRET

 Disa vende të Evropës janë përfshirë nga një valë e të nxehtit .Si pasojë e temperaturave të larta në Portugali dhe Spanjë kanë shpërthyer zjarret të cilat kanë detyruar banorët të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Pas Spanjës dhe Portugalisë , të cilat tashmë prej ditësh janë goditur nga vala e të nxehtit edhe  Britania e madhe  dhe Franca po përgatiten për temperatura ekstreme.

Vala e të nxehtit që  ka përfshirë Evropën Perëndimore po prek kryesisht Spanjën dhe Portugalinë, por pritet të intensifikohet dhe zgjerohet”, u shpreh  nga Gjeneva përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë , Claire Noulis.

Për shkak të temperaturave të larta në Portugali kanë shpërthyer zjarret.

Autoritet atje kanë bërë të mundur evakuimin  e qindra banorëve nga zonat me rrezik.Konkretisht bëhet fjalë për 300 njerëz që u evakuuan nga disa fshatra. Disa shtëpi u dogjën ndërsa  tre autostrada kryesore u mbyllën.

Disa vtara zjarri jane rindezur të martën për shkak të erërave të forta ndersa temperaturat kane shkuar mbi 40 grade Celsius.

Rreth 1,700 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë 14  vatra active zjarri në të gjithë vendin. Situata nuk duket e mirë edhe në Spanjën fqinje ku  të paktën 1,500 hektarë janë shkatërruar nga një zjarr në rajonin  Las Hurdes në Spanjën perëndimore, duke detyruar evakuimin e rreth 400 banorëve.

Temperaturat janë në rritje edhe në shtetin fqinj, në  Greqi./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share