I nxehti ekstrem intesifikon zjarret në Europë

Zjarrefikes nga Gjermania, Greqia dhe Rumania u vendosen ne dispozicion per te shuar flaket ne Francen jugperendimore

Thatësira dhe vala e katërt që ka përfshirë Europën po intesifikon gjithnjë e më shuëm zjarret. Në Francë situata mbetet kritike dhe zjarrëfikës nga e gjithë Europa i kanë ardhur në ndihmë për të shuar flakët. Britania dhe Gjermania kanë rregjistruar temperatura ekstreme dhe thatësira ka ulur ndjeshëm nivelin e lumenjve.

Zjarrfikësit nga e gjithë Evropa i erdhën në ndihmë Francës për të shuar një zjarr masiv që kanë përfshirë disa rajone në jugperëndim

Temperaturat e larta dhe një thatësirë e përkeqësuar sollën një rrezik të lartë të shpërthimit të zjarreve të reja në Gironde, në Francën jugperëndimore, sipas zyrtarëve locale. në këtë rajon zjarri po djeg prej ditësh mijëra hektarë dhe zhvendosi 10,000 njerëzit.

Zjarrfikësit nga Gjermania, Rumania, Greqia ishin në terren për të ndihmuar Francën të luftonte zjarrin në rajon si dhe në fronte të tjera, duke përfshirë në Brittany në veriperëndim.

Zjarret vijojnë të intesifikohen edhe në Portugali. 1600 zjarrfikës të mbështetur nga 13 avionë zjarrëfikës me ujë, një të dërguar nga Spanja, u vendosën në dispozicion për të shuar zjarrin që ka shkatërruar rreth 15% të parkut kombëtar Serra da Estrela.

Ndërkohë, nivelet e ujit në lumin Rhine në Gjermani kanë rënë përsëri, me disa anije që nuk mund të lundrojnë më.

Në Britani, vala e të nxehtit tanimë është intesifikuar , ku pjesa qëndroe, jugore dhe lindore ka vendosur alarmin e kuq për shkak të thatësirës. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin në orët e pikut, ndërsa shërbimet shëndetësore janë vendosur në dispozicion 24 orë.

Stuhitë përfshinë Siçilinë kryesisht ishullin Stromboli. Pamjet apokaliptike treguan sesi rrjedha e fuqishme e ujit mori përpara të gjitha makinat dhe përmbyti katet e para të ndërtesave.

Moti i keq shkaktoi përmbytje edhe në rajonin jugor të Kalabrisë. Ndërkaq banorët dhe autoritetet po pastrojnë baltën e cila tanimë ka përfshirë shtëpitë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share