Një burrë nga Turqia është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në orën 5 në një hotel që ndodhet në bulevardin Kërste Misirkov, në zonën e Bit Pazarit, përcjell KlanM.
Siç bëhet me dije nga policia, bëhet fjalë për një 87-vjeçar me iniciale DT nga Republika e Turqisë.
Vdekja është konstatuar pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion./KlanMacedonia