I mori flakë shtëpia, 66-vjeçari ndërron jetë prej tymit në Sarandë

Një 66-vjeçar në fshatin Qesarat në Sarandë ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi është asfiskuar nga tymi. Sipas policisë, në banesën e të moshuarit kishte rënë zjarr.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thotë policia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share