APIS: DERI MË TANI NUK KA DENONCIM NGA INSTITUCIONET SHTETËRORE
Po e shtyp butonin e fatit për të fituar lekë. Kështu një fëmijë i mitur po luan në bastoren “Mozzart” në Gjorgje Petrov, njofton KlanM.
Rastin në Klan Maqedoni e ka denoncuar një qytetar i shqetësuar I cili edhe e ka xhiruar këtë video.
Në video shihet se i punësuari është në sportel, ndërsa ka lejuar që i mituri të hyjë në bastore edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Kontaktuam përmes telefonit dhe adresës elektonike me bastoren në fjalë por prej atje pa asnjë përgjigje.
Kërkuam edhe qendrim nga Shoqata e bastoreve sportive që bënë pjesë kjo bastore por prej atje ende pa përgjigje.
Ndërsa nga Asociacioni për organizimin e Lojrave të Fatit – APIS, sic njofton KlanM, thonë se deri më tani nuk ka denoncim se të mitur vizitojnë bastoret. Ata kanë edhe fushatë nën sloganin “100% legal – STOP, ndalesë për të miturit”.
“Nuk ka të dhëna nga organet kompetente shtetërore ku është evidentuar prania e një të mituri në kazinotë dhe slot klubet që janë nën kompetencat e Novomatic Group dhe Apex Macedonia, që është një konfirmim i jashtëzakonshëm se bëhet fjalë për profesionistë të lartë, kompani me përgjegjësi shoqërore. që mbrojnë 100 për qind interesin publik dhe zbatojnë normat ligjore” – thonë nga APIS.
Ndryshe Qeveria ka nis procesin e rregullimit ligjor dhe dislokimit nga vendbanimet të lojrave të fatit. Ndryshimet e propozuara ligjore për lojra të fatit, sic njofton KlanM, Qeveria do të përpiqet t`i shtyjë në Kuvend me flamur evropian. Për këtë kanë reaguar nga APIS të cilët thonë se me këtë do të mbesin pa punë rreth 10 mijë të punësuar ndërsa do ta varfërojë buxhetin për 280 milion euro në nivel vjetor. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi