Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mensantës së kaluar në Shkup, kur një automjet ka goditur një të mitur që po kalonte rrugën, përcjell tvklan.mk.
“Sot (11.02.2024) në ora 00:08 në SPB Shkup është raportuar se në Shkup në Bulevardin ‘8 Shtatori’, mjeti motorik i pasagjerëve ‘Peugeot’ me targa të Shkupit i drejtuar nga D.D (34) nga Shkupi ka goditur këmbësorin e mitur nga Shkupi”, thonë nga MPB.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup./tvklan.mk