I hodhën granatë biznesit, Tv Klan siguron pamjet ekskluzive të ngjarjesI hodhën granatë biznesit, Tv Klan siguron pamjet ekskluzive të ngjarjes

Policia arrestoi 2 persona

Ky është momenti kur lokalit në pronësi të Daniel Kokonozit në Librazhd, i hidhet një granatë.

Tv Klan ka siguruar eksluzivisht këto pamje, që ndonëse në errësirë dhe shi duket një person i cili afrohet përpara lokalit dhe tenton t’i vendosë flakën një makine tip Audi që rezulton në emër të Daniel Kokonozit.

Pasi dështon t’i vërë flakën makinës, i riu kthehet sërish dhe hedh granatën, e cila pas pak sekondash shpërthen.

Nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të lokalit.

Referuar hetimeve, personi që shfaqet në video është Rei Karriqi 23 vjeç, tashmë i vënë në pranga nga Policia e Elbasanit.

Në pranga për këtë ngjarje krahas Karriqit, është vënë dhe 41-vjeçari Arjan Pino. Ky i fundit rezulton një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali për vjedhje, grabitje e tentativë vrasje.

Ka qenë pikërisht 41-vjeçari që ka patur një konflikt banal me pronarin e lokalit vetëm disa javë më parë, që dyshohet se u bë shkak i këtij sulmi me lëndë plasëse.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share