I hapi 15-vjeçares profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet i riu

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi” ka rënë në pranga 27-vjeçari me iniciale B.Ç., banues në Tiranë.

Arrestimi i të riut ka ardhur pas kallëzimit të një 15-vjeçareje, pasi ajo deklaroi para uniformave blu se ai i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto ose video intime për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kjo është verifikuar nga ana e policisë, që ka publikuar dhe një pjesë të mesazheve kërcënuese nga 27-vjeçari drejt të miturës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share