Një Lionel Messi i shqetësuar u pa duke qarë në stolin e Argjentinës, pasi doli nga fusha e lojës duke çaluar në minutën e 64-t të finales së Kupës së Amerikës të së dielës, kundër Kolumbisë, në Miami.
Momenti u bë edhe më emocionues për shkak të gjasave që 37-vjeçari po i afrohet fundit të karrierës së tij legjendare me Albiceleste.
Messi is in tears as he is subbed off due to injury 💔 pic.twitter.com/t0l3OLLuWf
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 15, 2024
Messi duke qarë pas një dëmtimi, që e përjashtoi atë nga finalja, ndoshta e fundit e tij me Argjentinën”, – shkroi Rich Eisen i “NFL Netëork” në X.
“Messi i ka dhënë vendit të tij kaq shumë, por shpërtheu në lot kur u dëmtua, duke mos e ndihmuar dot Argjentinën deri në fund të finales në Miami, – shtoi Herculez Gomez i ESPN. – Le të shpresojmë se nuk është dëmtim i rëndë. Legjenda”.
Messi pësoi një dëmtim pa kontakt, ndërsa vraponte me shpejtësi të plotë në fushë, me finalen ende pa gola kundër Kolumbisë.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” shikoi menjëherë nga pankina e Argjentinës, ndërsa po vuante përtokë. Ai qëndroi shtrirë në fushë fillimisht, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe menjëherë hoqi këpucën nga këmba e djathtë.
Teksa po largohej nga fusha, ylli argjentinas hoqi shiritin e kapitenit dhe hodhi këpucën në tokë i zhgënjyer. Një Messi emocionues u shfaq më pas, duke mbuluar fytyrën dhe qarë me ngashërim në stol.
Messi ishte duke u përballur me një dëmtim në këmbë dhe shqetësim gjatë pjesës më të madhe të turneut, humbi finishin e fazës së grupeve të Argjentinës. Ai pati një tentativë gjuajtjeje në pjesën e parë të finales së të dielës.