Policia e arreston, prokuroria nuk kërkon paraburgim
Kjo situatë është vetëm kulminacioni i dhunës disa vjeçare që 55 vjeçarja Z.Z dhe 25 vjeçarja M.Z po e durojnë me vite nga komshinjtë e tyre.
E kur një burrë hyn në përleshje fizike me një grua të moshuar dhe një vajzë, ja cili është rezultati.
Ditën e sulmit iu shkoi dita nëpër stacione policore, e sot nëpër institucione shëndetësore.
25 vjeçarja M.Z është arsimtare, që dy ditë po mungon në shkollë sepse nuk mund të dal para nxënësve me varrë në fytyrë.
“Ju punoni me një grup të veçantë të fëmijëve, nuk dëshironit të ju shohin në këtë gjendje me gjithë këto lëndime?
Po, unë punoj me fëmijë me autizëm, me fëmijë me pengesa në zhvillim dhe për mua kjo është cenim i reputacionit. Unë sot nuk isha në punë për shkak se fytyra ime duket shumë keq”, tha M.Z.
Edhe pse policia e arrestoi dhunuesin, Prokuroria nuk kërkoi masë paraburgimi, e ai edhe sot jeton përballë, në 30 metra larg shtëpisë së viktimave.
“Sot dhunuesi është ende në liri dhe ju duhet të jetoni në 10 metra prej tij. A frikësoheni, si do të fleni sonte?
Frikësohemi po! Edhe mbrëmë frikësoheshim, nuk kemi bërë gjumë aspak posaçërisht nëna ime që ka shumë trauma prej vitesh”, tha ajo.
Nëna 55 vjeçare, përveç se është dashur të rritë një jetim e vetme, me vite po duron edhe torturat e fqinjëve. E gjithë kjo ka për qëllim që tua marrin pronën dhe ti largojnë nga vendi ku jetojnë. Duke pas parasysh se janë dy gra me një rrogë, ata nuk kanë mundësi që ta lënë shtëpinë dhe të largohen. /KlanMacedonia
Furkan Saliu