Do t’i përcjellë Kurtit mesazhin e kancelarit
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në mbrëmje do të qëndrojë në Kosovë.
Analisti Gazmir Rraci e cilëson të rëndësishme vizitën e tij në Kosovë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.
Ndërsa kreu i LDK-së Lumir Abdigjiku ia ka shpalosur në takim shefit të zyrës së BE-së planin shtatpikërish për zgjidhjen e krizës në veri.
AAK-ja ka bërë sërish thirrje që mocioni i tyre për mosbesim ndaj qeverisë Kurti të përkrahet nga opozita.
Ndërkohë BE-ja nuk ka hequr masat ndaj Kosovës pavarësisht se qeveria Kurti ka thënë se janë duke ndërmarrë hapa për përshkallëzimin e situatës në veri. Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova nuk do të shpallë zgjedhjet në veri pa u hequr masat nga BE.
Tv Klan