Ted Kaczynski, i njohur si “Unabomber” dyshohet se ka kryer vetëvrasje në burg. 81-vjeçari, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshm për një seri bombardimesh nëpër SHBA, u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Karolinën Veriore të shtunën e 10 Qershorit.
Sipas “The New York Times”, Kaczynski gjeti vdekjen në qelinë e burgut dhe përpjekjet e bluzave të bardha për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme.
Rrethanat e vetëvrasjes së tij janë të paqarta dhe akoma nuk dihet me siguri nëse zyrtarët e burgut mund të kishin bërë më shumë për të garantuar sigurinë e tij.
Kaczynski, i cili u dënua për njëri bombardimesh që kishin në shënjestër shkencëtarët, mbahej në Karolinën e Veriut, pas transferimit në 2021, nga burgu i sigurisë së lartë në Kolorado, për shkak të shëndetit të përkeqësuar.
Kaczynski u arrestua në vitin 1996. Ai u gjet në një strehë primitive në perëndim të Montanës. U shpall fajtor për 16 shpërthime që i morën jetën 3 personave dhe plagosën 23 të tjerë në vende të ndryshme të SHBA, mes viteve 1978 dhe 1995.
Bombat që i bënte vetë në shtëpi, Kaczynski i dërgonte me postë. Ato përfshinin edhe një eksploziv që aktivizohej nga lartësia dhe që ndodhi ashtu siç e kishte planifikuar në një fluturim të American Airlines, duke ndryshuar mënyrën sesi amerikanët dërgonin pakot dhe hipnin në avion.
SHBA: I dënuar përjetë për 16 shpërthime me bomba që i bënte në shtëpi, vdes në qeli Ted Kaczynski