I dashuri i ri i Loredanës duket të ketë menduar një dhuratë speciale për një prej reperëve më të njohur shqiptar.
Fjala është për mikun e Loredanës, Noizyn.
Ky i fundit ka bërë të ditur përmes një postimi se ka pranuar dhuratë fanellën e futbollistit Karim Adeyemi i cili luan për Dortmundin.
Për më tepër, Noizy ka pasur edhe një epitet për futbollistin duke e konsideruar ‘vëlla’.
Duket se në qëndrimin disa ditor të tij në Kosovë dhe Shqipëri, Adeyemi ka pasur mundësi që ta takojë edhe reperin e njohur, ku edhe ka lindur shoqëria të cilën partnerja e tij, Loredana, e gëzon prej kohësh.