MPB: I BURGOSURI KA DAL PËR FUNDJAVË, I DËNUAR ME 18 VJET BURG
Një i burgosur pasi ishte liruar nga burgu për fundjavë ka shëtitur me pushkë dhe më pas është kapur nga policia. Nga MPB thonë se do të dorëzoojnë padi penale kundër të burgosurit.
E liruan nga burgu i Kumanovës për fundjavë por policia e kapi me pushkë automatike. I burgosuri 51 vjeç, V.I. nga Koçani është i dënuar me 18 vjet burg , ndërsa i njëjti u kap në rrugë me pushkë automatike “Shkorpion” dhe 21 plumba. Arrestimi është bërë në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip. Në video shihet se pushkën ka mbështjellur me qese ndërsa në to kishte pasur edhe ushqim.
“Personi aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg prej gjithsej 18 vjetëve në burgun e Kumanovës ndërsa ka shfrytëzuar pushimin e fundjavës. Është njoftuar prokurori publik, pas dokumentimit të rastit SPB-Shtip do të bëjë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se do të dorëzojnë padi penale kundër të burgosurit./KlanMacedonia