Mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim nga Luana Vjollca kanë qenë të ftuar këngëtarët Rita e Fidan. Ndonse Rita e Fidan thyen rrjetin me hitin “T’ka rritur nana”, sonte u desh tu përgjigjeshin pyetësorit me tupana nga Bes Kallaku.
Një ndër pyetjet ka qenë se cili paguan faturat, kur dalin në lokale, e Rita ka thënë një batutë duke treguar se është gjakovare e nuk shpenzon para. Gjithashtu kanë treguar se ka qenë pikërisht Fidani ai që ka thënë i pari “të dua”.
Por prisni pak, pyetja e radhës ishte: Cili prej jush është më i afeksionuar pas marrëdhënieve seksuale. “Unë, se jemi dhe burra tani”- ka thënë Fidani. Ndonse Rita ka qeshur duke pohuar përgjigjen e dhënë nga Fidani!
Sigurisht nuk mungoi as performanca e Ritës e Fidanit e cila ndezi komplet skenën./tvklan.al