Meryem Uzerli, aktorja e njohur turke ka marrë dhuratë një çantë të “shtrenjtë”. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për personat që ndodhen pas kësaj surprize, që janë vajzat e saj.
Një vizatim ku shkruhet “Mami, dashuri”, me zemra dhe një dorezë letre është dhurata më e bukur që ka marrë aktorja. “Çanta më e mirë në botë”, ka shkruar ajo përkrah fotos së postuar në InstaStory.
Uzerli është e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm historik “Sulejmani i Madhërishëm” si sulltanesha Hyrrem. Ajo është nënë e dy vajzave të vogla, Lara Jemine dhe Lily Koi./tvklan.al