Hyn në fuqi ligji për praktika jo të ndershme tregtare/ Përfshihen rreth 2.500 produkte ushqimore

Nga sot hyn në fuqi Ligji për praktika jo të ndershme tregtare në zinxhirin e furnizimeve me produkte bujqësore dhe ushqimore, që në mënyrë plotësuese duhet t`i zvogëlojë cmimet dhe sipas paralajmërimeve për të vendosur rend në tregti.

Me këtë ligj përfshihen rreth 2.500 produkte ushqimore si dhe pemë e perime, ku marzha e profitit u kufizohet deri në 10%. Krahas kësaj tregtarët nuk do të guxojnë të paguajnë harxhime shtesë për marketing, prezantime si dhe potencimin e prodhimeve të caktuara nëpër rafte.

Ndryshe edhe mëtej mbetet në fuqi masa qeveritare ku deri në fund të tetorit kufizohet marzha bruto e profitit për 73 produkte. Masa të këtilla, sipas paralajmërimeve, pritet të miratohen edhe gjatë festave.

Me ligjin për parandalimin e praktikave jo të ndershme tregtare parashihen dënime të larta për shkelësit. Shuma më e lartë për shkelje më të rëndë është deri në 20.000 euro, kurse shkeljet e lehta nga 5.000 deri 6.000 euro. Nga Ministria e Ekonomisë paralajmëruan se në tre muajt e para do të shqiptohen vetëm vërrejtje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share