Hunter Biden djali i madh i Presidentit të SHBA Joe Biden, është shpallur fajtor nga gjykata federale amrikane, për mbajtjen pa leje të armëve si dhe për shkele të ligjit nga varësia e drogës. Ligji amerikan i ndalon personat me varësi nga lëndët narkotike që të mbajnë armë. Biden e mori vendimin në gjykatë ndërsa miqtë dhe familja e tij, përfshirë zonjën e parë, Jill Biden, qëndruan në mbështetje.
“Unë do ta pranoj rezultatin e këtij rasti dhe do të vazhdoj të respektoj procesin gjyqësor”, tha Bidem.
Nuk është caktuar ende një datë dënimi, megjithëse koha maksimale e burgimit që mund të përballet Hunter Biden është 25 vjet, si dhe të paguaj një gjobë prej 750 mijë Dollarë. Ekziston mundësia që dënimi të ulet për shkak se është shkelës i ligjit për herë të parë.
Dhënia e vendimit është shtyrë edhe një ditë tjetër nga gjykata. Kjo është hera e parë në SHBA që një anëtar i familjes së Presidentit shpallet fajtor për një krim nga gjykata gjatë mandatit të babait president.
Nga ana tjetër nga fushata e Trumpit dërgoi një deklaratë për CNN se gjyqi nuk ishte “asgjë më shumë se një shpërqendrim nga krimet e vërteta të familjes Biden”.