Hungaria vendos taksa për linjat ajrore

Kompanitë e mëdha i kanë kërkuar Orban që ta heqë pasi mund të dëmtojë rëndë këtë sektor i cili nuk është rikuperuar ende nga Covid-19

Pasagjerët e linjës ajrore që nisen nga Hungaria drej vendeve europiane dhe jo vetëm, nga Korriku e në vazhdim do të paguajnë një taksë ekstra të vendosura për linjat ajërore.

Taksa për sektorin e linjave ajrore përfshin një taksë prej 10 deri në 25 Euro për pasagjerët dhe ka tërhequr kritika nga linjat ajrore për vendosjen e një barre të re në një sektor që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia e koronavirusit.

Kjo gjë sipas njerëzve shihet si pjesë e lëvizjeve të kryeministrit nacionalist Viktor Orban për të frenuar deficitin buxhetor. Sipas linjave ajrore kjo është një taksë e pajustifikuar e cila mund të dëmtojë edhe më shumë ekonominë dhe turizmin.

Masat janë të nevojshme për të financuar politikën e Orbanit, për të mbajtur të mbuluar faturat e shërbimeve shtëpiake në një kohë të rritjes së çmimeve globale të energjisë, si dhe uljes së taksave dhe masave të tjera, të cilat e ndihmuan Orbanin të rizgjidhej në Prill.

Orban tha për radion publike se ai i kuptonte kundërshtimet kundër taksës, por në një situatë lufte kompanitë duhet të mbajnë më shumë barrë sesa zakonisht. Po ashtu edhe aeroporti i Brukselit i anulojë të gjitha fluturimet. Jo vetëm kaq por një pjesë e madhe edhe të autobusëve që të çojnë drejt aeroportit pezulluan shërbimin e tyre.

Sindikatat thanë se prisnin që dhjetëra mijëra njerëz të merrnin pjesë në një protestë në Bruksel. Shërbimet e trenave po funksionojnë ende, për të lejuar protestuesit të afroheshin në kryeqytet.

Protestat vijnë në një kohë që kostot e jetës në Belgjikë janë rritur shumë. Inflacioni arriti në 9% në Qershor në Belgjikë, duke pasqyruar rritje të mprehta të çmimeve, kryesisht për shkak se pushtimi rus i Ukrainës ka goditur furnizimin me drithëra dhe ka shkaktuar rritje të kostos së energjisë. Kryeministri Alexander De Croo tha se punëtorët belgë ishin më të mbrojtur se homologët në shumicën e vendeve të tjera të Bashkimit Europian, sepse pagat u indeksuan me inflacionin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share